• |
ide | kryesore

Lushnje/ Vritet me armë zjarri në lokalin e tij një 62-vjeçar, plagoset djali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri është regjistruar rreth mesnatës në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Sofokli Shani 57 vjeç si pasojë e një konflikti të çastit ka qëlluar për vdekje Rako Qorrin 62 vjeç. Për pasojë ka mbetur i plagosur dhe djali i tij shtetasi Kejdi Qorri 31-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë bërë të mundur edhe kapjen e tij. Sofokli Shani., 57-vjeç ishte banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Policia gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip ‘automatik’ me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *