• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek viziton nesër Prishtinën, takim me krerët e shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë nesër një vizitë në Prishtinë, i shoqëruar nga zv.ministri i Jashtëm, Kostas Fragkogiani. Mësohet se kryediplomati grek do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe zv.kryeministren, ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. Gjatë takimeve do të diskutohet integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, dialogu Prishtinë-Beograd, si dhe bashkëpunimi energjitik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *