• |
ide | kryesore

Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do ndërmarrë hapa të tjerë kundër të korruptuarve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë fjalën e presidentit Joe Biden i cili shpalosi këtë të enjte luftën kundër korrupsionit si një përparësi kombëtare.

“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale ndërkombëtare dhe të tjerëve.

Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ngritjen e sanksioneve anti-korrupsion; forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediave, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies” – shkruan Kim.

Pak ditë më parë SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar atë për korrupsion sinjifikant. Të mërkurën u shpallën non grata edhe 5 zyrtarë, politikanë e biznesmenë bullgarë.

Më herët këtë të enjte Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të të ngjashme; dhe përfocimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”, thuhet në memorandum.

Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”

“Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e vendeve të tyre ose oligarkët shpërfillin shtetin ligjor, ngadalësohet rritja ekonomike, thellohet pabarazia dhe bie besimi tek qeveria”, vazhdon memorandumi.

Shtëpia e Bardhë thotë se kostoja financiare e korrupsionit është marramendëse, duke gërryer 2 – 5 përqind nga prodhimi global i brendshëm bruto.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, shprehet Presidenti Biden.

Memorandumi u kërkon agjencive kryesore të administratës që të koordinojnë dhe të mbështesin përpjekjet e anti-korrupsionit, të luftojnë financimet e paligjshme, të vënë aktorët e korruptuar para përgjegjësisë, të ndërtojnë partneritete ndërkombëtare dhe të përmirësojnë ndihmën e huaj.

Dokumenti thotë se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum e cituar nga VOA.



14 Comments

  1. Keta amerikanet jane hipokrizi e gjalle. Ne amerike korrupsioni eshte si buka me djathe. Biden njeriu me i korruptuar qe ka shtepi 2 milion duke qene senator, djalin nje lowlife dhe flasim per lufte kunder korrupsionit.

  2. Biden i akuzuar nga Republikanet dhe Tramp per favore ne Ukraine,…. korrupsioni….,puthu me Paulina Bilalin kryemutin e Shqiptareve.

  3. Mos u lodh shume e dashur, kur shkon per vizita te miqte shqiptare qe e dashurojne Ameriken thjesht pyeti te thone 3 emra te korruptuarish dhe do te thone, Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj. Si bonus te korruptuar ke dhe Rama, Manastirliu dhe kryekolera e Shqiperise, Veliaj. Leri manifestet politike se kemi 30 vjet qe s’na ben me pershtypje propaganda! Action Mrs. Kim, kisses for you!

  4. Aman Kimete vetem keto qe vjedhin votat diten per diell, Gjiknurin e 20 mil euro/km asfaltit, Tigrin e inceneratorve qindra milione eurosh, Beqjen e shendetesise me koncensionin e dializes dhe ketch-up it?, Ardi Veli Gorrillen qe fshehu provat e vrasjes se Rashes, Paulinin e madherishem qe njehere thote e bera shtepine me kursimet si emigrant duke ngrene makarona poshte urave ne Paris?, njehere se ja beri dhurate e shoqja:) etj etj.

    Mbasi te kesh futur ne burg ate qe vrau Qemal Stafen, taksirat e ke te meresh me keto me lart.

  5. Lol Kim askush ste beson.Amerika si me Kili luan gallate ne Shqiperi. Bye e dashur gjume te embel.Zgjidh vjedhje e zgjedhjeve ne Amerike pastaj dil e fol

  6. ik moj kerme aziatike se sa here qe ndjehesh ngushte nga pislleqet qe ben me banden rama kerkon te na mbushesh mendjen me kurvelleqe .je e neveriteshme ,kurvave te bishtit te zhurit u merr te keqen.sa me shume qe mundohesh te tregohesh e ndershme aq me shume te del korrupsioni ne fytyren e verdhe,plendesit i behet reklame ,keshtu eshte katandisur rekurva ne drejtesi dhe banda qeveritare.je ne borderone e rames dhe nuk del dot .sa me pak te shfaqesh me mire eshte per ty,ke ndjenjen e fajtorit qe te grryen nga brenda dhe prandaj del te besh te ndershmen por eshte e pamundur nuk e zhduk dot megjithese lekuren e ke te verdhe te dallon qarte damka e korrupsionit ne balle,tpuuuu plehre

  7. E c’na intereson ne lufta e administrates Biden kur ketu nuk ka korrupsion. Qeveria Rama nuk

    ka asnje lidhje me korrupsionin. Se po te ishte e korruptuar koke e kembe sic ka disa thashetheme

    dashakeqe nuk do te kishte gjithe kete perkrahje nga ana e SHBA-se. Koka e korrupsionit qe

    po bente namin tash 8 vjet mbi financat publike, Sali berisha u shpall non gratta dhe u “ekzekutua”

    politikisht. Eshte e vertete qe ka edhe disa segmente te korruptuarish sic jane punetoret qe presin

    per pune tek ish-Shqiponja apo Ushtari i panjohur por edhe atyre do tu vije radha e ndeshkimit,por

    nuk do te shpallen non grata nga Qeveria e SHBA-se por nga ajo e z. Rama sic ka “shpallur” mbi

    500 mije te rinj e te reja keto 8 vite te pushtetit te tij te pakorruptuar.

    Dhe keshtu Shqiperia jone e dashur nen usheheqjet e pakorruptuar te Rilindjes me ner krye z.Rama

    dhe z. Kim do marrshoje perpara dhe do jete fanar ndricues i luftes ndaj korrupsionit ne Europe e me

    gjere.

  8. Portali i familjes Berisha ka botuar një editorial me autor Agim Xhafkën, i cili shfaqet si një fanatik i sëmurë pas Berishës.

    Por ajo që është interesante, është fakti se nga portali i familjes Berisha, i kërkohet Ramës që të kritikojë Amerikën dhe të mbrojë Sali Berishën.

  9. ka me luajtur si edvini edhe yuri kimi me zhelet e doshit,prenges,sajmir tahirit,rrahman rrajes,avdylit etj.ket bejn rama e yruri.

  10. ka me luajtur si edvini edhe yuri kimi me zhelet e doshit,prenges,sajmir tahirit,rrahman rrajes,avdylit etj.ket bejn rama e yuri.po ashtu plaku baiden.i ka ber putini e kina pula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *