• |
ide | kryesore

Vlorë/ Ekzekutohet me automatik një 35-vjeçar në derë të shtëpisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Keujë shpërthim



Rreth mesnatës së të mërkurës, një atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35-vjeçarit.

Sipas policisë, 35-vjeçari ka ndërruar jetën në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga dy apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sa i takon Shkëlzen Velajt, ai është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *