• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë/ Zbulohen dy pistat ku po heton policia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Velajt në Vlorë, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi në derën e banesës së tij në mesnatë.

Policia e ka shtrirë hetimin në dy pista, atë të hasmërisë së vjetër për shkak të vrasjes së vëllait të tij në Masakrën e Çoles më 7 prill të 2015-ës si dhe atë të konflikteve për lëndë narkotike.

Mësohet se 42-vjeçari ishte i papunë, ndërsa jetonte i vetëm me nënën e tij në katin e pestë të një pallati të vjetër. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se autorët pasi kanë ndjekur Velajn deri në katin e 5 të apartamentit ku jetonte, e kanë qëlluar atë me një karikatorë. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzoja.

Autorët fill pas krimit, janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip ‘BMW’ pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *