• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje/ Kur do dalë dhe si do jetë iPhone që paloset (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Prej muajsh është po flitet se Apple po punon për prodhimin e një iPhone që paloset. Analisti Ming-Chi Kuo, i cili ka gjithmonë njohuri të brendshme dhe detaje të sakta mbi zinxhirin e furnizimit të Apple për këtë projekt. Kuo tha se një telefon i tillë pritet të dalë në vitin 2023.

Sipas Kuo, ky iPhone që paloset do të ketë një OLED 8 inç me rezolucion QHD + 3200 x 1800 piksel. Falë teknologjisë “Nanowire”, ekrani 8 inç duhet të jetë në gjendje të ofrojë kontrolle veçanërisht precize. Apple tashmë ka testuar teknologjinë në HomePod të saj.

Teknologjia “Nanowire” thuhet gjithashtu se ofron avantazhe kur ekranet kanë më shumë se vetëm një fishim. “iPhone i palosshëm do të jetë një hit”, thotë Ming-Chi Kuo. Ai parashikon që për disa vite të gjitha markat kryesore të telefonave inteligjentë do të ofrojnë pajisje të palosshme. iPhone i palosshëm pritet të shitet 15 deri në 20 milionë herë vetëm në vitin 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *