• |
ide | kryesore

Albin Kurti zbardh takimin me kryediplomatin grek: I kërkova njohjen e pavarësisë së Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas takimit me diplomatin grek, Dendias. Kurti shkruan se i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *