• |
ide | kryesore

Arsyeja pse Heidi Klum kërcënon babain e saj me burg

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish supermodelja Heidi Klum dhe babai i saj Gunther janë në një betejë ligjore  mbi të drejtat tregtare mbi vajzën e madhe të Hedi, 17-vjeçaren Leni.

Sipas mediave, babai i saj Gunther mori emrin e Lenit si një brend tregtar dhe e regjistroi në Bashkimin Evropian në mars të këtij viti, dhe ai bëri të njëjtën gjë me pseudonimin e mbesës së tij Mausekatze. Mirëpo Klum ka  kërkuar të fitojë legalisht emrin e Leni për veten e saj. Ky lajm nuk  është pritur mirë nga Gunther i cili përmes rrjetit të tij social,Instagram deklaroi se është kërcënuar me burg nga avokatët e modeles , ndërkohë që është e drejta e tij që të përdor këtë emër  meqenëse Leni u pagëzua sipas nënës së tij.“Unë kërkova emrin e vërtetë të Leni disa muaj më parë. Ajo u pagëzua sipas nënës sime Leni. Të drejtat për të mbrojtur emrin e Leni Klum më përkasin mua,” u shpreh ai për gazetën britanike “Mirror”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *