• |
ide | kryesore

BE izolon Bjellorusinë, miratohet vendimi për t’ia ndaluar fluturimet mbi territorin e saj

-Instant, Lajme, Planet



Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për të ndaluar fluturimet e Bjellorusisë mbi territorin e Bashkimit Evropian, kanë thënë zyrtarët.

Përmes kësaj mase ndalohet gjithashtu edhe ulja në aeroportet e BE-së.

BE-ja po e ndëshkon Bjellorusinë për shkak se autoritetet e këtij vendi më 23 maj devijuan dhe e detyruan të ulet në Minsk një aeroplan që udhëtonte nga Greqia për në Lituani.

Pasi ateroi në Minsk ata e arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës Raman Pratasevich, dhe të dashurën e tij.

Vendimi i Bashkimit Evropian pritet të hyjë në fuqi në mesnatën e 5 qershorit.

Bashkimi Evropian gjithashtu u rekomandoi, pa detyrim, linjave ajrore të vendeve anëtare që të shmangin fluturimet mbi Bjellorusinë.

Aerokompania kombëtare bjelloruse Belavia ka fluturime midis Bjellorusisë dhe rreth 20 aeroporteve në Evropë duke përfshirë atë të Helsinkit, Amsterdamit, Milanos, Varshavës, Frankfurtit, Berlinit, Mynihut, Parisit, Romës dhe Vjenës. /REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *