• |
ide | kryesore

Berishën e shpalli “non grata”, Blinken i shkruan Ramës për 25 prillin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Blinken thekson se përmes këtyre zgjedhjeve të cilat i ka quajtur paqësore, Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE.

Sipas Blinken, Shqipëria është Aleate e fortë e NATO-s duke përgëzuar për përparimin drejt Betimit të Uellsit.

Kujtojmë se sekretari Amerikan Blinkin ishte ai që në emër të SHBA-së disa javë më parë shpalli “non grata” ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

Urimi i Blinken ndaj kryeministrit Rama:

I nderuar Z. Kryeministër! Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, me gjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21. Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë.

Sinqerisht,

Antony J. Blinken



12 Comments

  1. Bukur fort, cfare vleresimi prej kaubojsi amerikan. Te keqen Berisha e ben te zeze ndersa te keqen sot me te madhe per shqiptaret Rama, e zbardh me urimin e tij te neveritshem. Varja

  2. O zot ne jemi si Afganistani keta na flasin per demokraci .Ne vijem nga dhunimi gati 9 vjet qe po na ben rilindja keta na tregojen se eshte kenaqesi te punojem me Ramen. Nga sot o sa turp me qene SHQIPTAR.

  3. Pershendet hajduti hajdutin! Me vota te vjedhura erdhi edhe Blinken ne pushtet ,prene 2 trillion $ ,cmimet kane vajtur ne qiell,qiell pu u japin assistance kompanite duan punetor po nuk vete njeri ne pune se marin assistance! Kjo eshte demokracia ????????

  4. Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020.ja dhe shpellkaret e bytektores me nje Erla qe nuk i pelqen cfare ka shkruar Blinken,shikoni o shpellkare zgjedhjet qe po ben lulshja ne pd,keto ju pelqejne o byrektore shpellkare

  5. Atëhere qartazi Amerika e demokratëve ka shkuar me vërtetë majtas fare.E uron Ramën jo si sekretar shteti por si sekretar partie.Dhe gjithë atë që bëri me Berishën të kujton periudhën e luftës ku angloamerikanët ndihmuan komunistët duke anash kaluar nacionalistët!!Mos po vazhdojnë atë politikë si atëhere???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *