• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja tek Gjykata/ Autori hyri në lokal dhe qëlloi ish-dhëndrin me 8 plumba

-Instant, Arkiva, Lajme



Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Ngjarja ndodhi në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Autori i dyshuar i krimit,l ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij dhe ka qëlluar ndaj tij 8 herë me armë, ku 5 e kapën, duke i marrë atij jetën. Ndërkohë që është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë.

Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *