• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Letra e Holandës për Shqipërinë: Hetimi për patronazhistët, kusht për BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Holanda ka qenë një ndër vendet më skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndryshe nga raportet “e sheqerosura” të Komisionit Evropian, qeveria holandeze dhe sidomos parlamenti i këtij vendi nuk e kanë marrë asnjëherë të mirëqenë atë që shkruhej në letrat e Brukselit, por kanë nisur misione verifikuese në vendin tonë me përfaqësues nga parti të qeverisë dhe të opozitës.


Lapsi.al ka siguruar letrën që ministrja e jashtme e Holandës, Sigrid A.M. Kaag i ka dërguar parlamentit të saj më 4 qershor me opinionin e qeverisë për ecurinë e reformave në Shqipëri. Qeveria e Holandës bie dakord me analizën e Komisionit Europian se zgjedhjet në 25 prill u zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente dhe se e rëndësishme është që opozita do të kthehet në parlament. Por në letër ngrihen një sërë detyrash ku më të rëndësishme janë hetimet për parregullsitë.


“Qeveria (e Holandës) e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK” – thuhet në letër që i ka kushtuar edhe një vëmendje të veçante edhe çështjes së përdorimit të paligjshëm të të dhënave nga Partia Socialiste, një skandal i denoncuar nga lapsi.al dhe i njohur si afera e patronazhistëve. Në këtë pikë Holanda kërkon që çështja të zbardhet.

“Ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve do të duhet gjithashtu të hetohet. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e Holandës e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të zbatohet në kohën e duhur” – thuhet në letrën e siguruar nga lapsi.al.

Një tjetër çështje që i kërkohet Shqipërisë të adresojë është shit-blerja e votës.

“ODIHR ka përmendur parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave që të denoncohen në Kolegjin Zgjedhor dhe autoritete të tjera që ato të merren me këto çështje në mënyrën e duhur. 33 raste janë çuar përpara SPAK” – nënvizon dokumenti.

“Qeveria e Holandës beson se autoritetet shqiptare tani duhet t’i japin substancë të mëtejshme hetimit dhe të ndjekin penalisht komisionerët e zgjedhjeve dhe votuesit e përfshirë. Rastet e reja të paraqitura si rezultat i zgjedhjeve të fundit gjithashtu kërkojnë trajtim të shpejtë. Është e rëndësishme të parandalohet që këto hetime të mos vonohen, siç ishte rasti në zgjedhjet e mëparshme” – shkruan qeveria e Holandës.

Më pas dokumenti merr në analizë të gjitha kushtet e vëna një vit më parë. Vlerësohet fakti që Gjykata Kushtetuese ka nisur të funksionojë dhe që po plotësohet edhe Gjykata e Lartë. Gjithsesi qeveria e Holandës kujton se ende nuk ka një vendim për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës duke e konsideruar këtë një kusht të papërmbushur dhe e lë sërish në konkluzionet përfundimtare si detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale në 2019. Kabineti shpreson që paneli i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të arrijë një përfundim së shpejti” – citon letra drejtuar parlamentit holandez.

Një tjetër detyrë është vënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të lartë që shkelin ligjin.

“Qeveria është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dhënat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues”.

Qeveria e Holandës thotë në fund se Shqipëria mund të nisë negociatat duke mbajtur tryezën e parë ndërqeveritare edhe pse nënvizon se kjo nuk do të thotë se Shqipëria është gati të bëhet anëtare e BE.

“Kjo nuk do të thotë që Shqipëria së shpejti do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE. Reformat e sundimit të ligjit janë larg nga të plota dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Institucionet duhet të forcohen, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në sistemin e drejtësisë.

Progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda”– thuhet në letër. ©LAPSI.al

18 Comments

  1. Vetem 1 idiot se kupto qe ky eshte pretekst. Keta cdo vit nxjerrin nga nje kusht te ri qe se kan permend me perpara. Me mire te tregohen te ndershem e ta thone troc qe s’iu duam ne europe e qe paret e taksave te hollandezve te shkojme dhe per shqiperine se sa bejn kete lloj teatri

  2. Ky personi qe i quan idiot holandezet dhe disa shtete te tjera, mendoj se ky person e din se zgjedhjet u masakruan. Duhet te jesh super-idiot , i shurdhet dhe i verbet qe te mendosh se Shqiperia i ka plotesuar kushtet per BE

    1. absolutisht jo, Shqiperia nuk i ploteson kushtet por ama jo te sillen sic po bejn hollandezet prej vitesh qe cdo vit nzjerrin nga nje gje te re

      1. nese Shqiperia ne vend qe te permiresohet nxjerr nga nje “gje te re” te tipit ligj per te kufizuar lirin e mediave, nuk ka hetuar akoma zgjedhjet e 2017 apo histori me patronazhist etj quhet se esh pretekst i ri nga hollandezet apo degradim i ri nga ana jone????

  3. Akuza e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rënd që një politikan I nevelit të lart ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikoj të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

    Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj. Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padis Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akzuoj atë sipas Beirshës “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonimë

  4. 23:33 eshte patronazhistja ime, e kam ne lagje eshte 23 vjeçe.Ne Europe ta harrojme,te dera e saj do ngelemi tere egzistencen e UnionitEuropian.

  5. Rilindas te vegjel ju vjen keq qu nuk ju pranon Hollanda me Patronazhiste brenda. Tju beje nje rikujtese te vogel para se te vinte Rilindja kishim vetem 3 kushte per te permbushur, tani mbas 9 vitesh suksesi te Rilindjes kemi 15 kushte per te permbushur. Po cna duhen ne keto vogelsira ne duam batutat e Rames(Narkomanit) dhe perrallat e Lali Sdromsit(Pederastit).

  6. Popull i neveritshem keta holandezet. Per abuzime me femijet nuk e rrun njeri, per kequshqyerjen e patave te egra ngrihen ne protesta ptu. Po kur bejne turizm pleq 84 vjec zihen me kamarieret per .2 eur. Gjermania tradicionalisht nuk i qi keta si rrace.

    1. 10:48 inati te plaste; ne fakt po te shofesh abuzimet me femij 1shi jan gjermanet me kishat e tyre; dmth po te q…gjermani si “superior
      ” je ne rregull? keta morrat e kuq jan qenie inferioire dhe vet e dijn

  7. Në marrëveshje nuk flitej asgjëkundi për ndarjen e Kosovës.

    Tani së pari, përse do ta shpallte SHBA “non grata” Berishën, kur nuk ka pasur asnjë plan nga Uashingtoni për ndarjen e Kosovës, plan të cilin e paska ndaluar pikërisht Berisha, a thua se ai ka aq fuqi sa të ndalonte Amerikën, nëse kjo e fundit do të donte vërtet të ndryshonte kufijtë e Kosovës?

    Dhe së dyti, nëse ky plan ka ekzistuar vërtet dhe pas tij qendronte Sorosi, si ka mundësi që ai po vihej në jetë nga Donald Trump, kur dihet se ata ishin armiq dhe i kishin shpallur luftë publike njëri-tjetrit?

    Se tani me logjikën e Berishës, i bie që qenkan bërë bashkë Donald Trump me Sorosin, për të ndëshkuar atë.

    Dhe atyre iu është bashkuar edhe Joe Biden, një politikan i njohur botërisht si pro-shqiptar dhe që nuk do të lejonte kurrë ndarjen e Kosovës!Po per patronazhistet e pd te quajtur Byrektore pse nuk flisni ju shpellkaret e salihut te pd,apo ata jane pjella e salihut ne keto 30 vite

  8. Nëse Lulzim Basha nuk do ta bëjë dhe do vijojë me lojën aktuale, as kundër SHBA dhe as kundër Sali Berishës, atëherë skenari është gati: Lulzim Basha do të largohet nga kreu i PD për “devijim nga parimet për të cilat kjo parti u themelua në dhjetorin e 1990: Për shkeljen e të drejtave dhe dinjitetit të Sali Berishës”! Pikë.

    Kërcënim më të hapur, më të qartë dhe më të prerë se ky, Sali Berisha nuk i ka bërë kurrë më parë Lulzim Bashës. Kryetari në detyrë i PD, që pret të marë një madat tjetër më 13 qershor, e ka të qartë tashmë vijën e kuqe të vendosur nga “lideri historik” dhe babai i tij politik: O me Sali Berishën kundër SHBA, ose me SHBA kundër Sali Berishës.Byrektoret qendrojne ne teme o byrektori salihut qe mbron salihu duke bere lepirskarin e salihut

  9. Bravo Lapsi.al. Shqiperia ka problemin e patronazhisteve dhe te droges, probleme qe Hollanda nuk i ka. Ndaj dhe nuk meriton ti hapen negociatat Shqiperise, sepse kjo do te thote hapje e negociatave per Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu