• |
ide | kryesore

Fier/ Arrestohen dy mjekë, akuzohen për korrupsion pasiv

-Instant, Lajme, Të fundit



Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, në bashkëpunim me taskforcën e Prokurorisë Fier, arrestuan dy mjekë të spitalit rajonal Fier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas policisë së Shtetit u arrestuan dy mjekët, A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë spitalit rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë spitalit rajonal Fier.
Policia sqaron se këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit iu kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.
“Pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 3 qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjekë në Spitalin Rajonal Fier, Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve”, – thekson policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *