• |
ide | kryesore

Gafa e Olta Xhaçkës/ Nuk njeh negociatat për kufirin me Greqinë pas vitit 2010

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka habitur Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me thëniet e saj në emisionin Absolut në A2 ku ka bërë një deklaratë, që vë në pikëpyetje njohuritë dhe kapacitetet e saj mbi çfarë ka ndodhur vitet e fundit në diplomacinë shqiptare. Xhaçka u pyet për qëndrimin që do të mbajë Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare për çështjen e delitimimit të kufijve detarë me Greqinë. Çuditërisht, në përgjigjen e saj ministrja bëri një pohim të habitshëm, kur tha se që nga viti 2010 kur u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur më negociata për kufirin me Greqinë.

“Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment e tutje nuk ka pasur më, as negociata e bisedime, por ka pasur vullnet politik, kur ka ardhur këtu ministri i Jashtëm grek një vit më parë për ta çuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës” u shpreh Xhaçka.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë.

Një përpjekje disavjeçare u bë nga qeveria Rama për të negociuar mbi një marrëveshje të re për delimitimin detar me Greqinë. Negociatat mes dy vendeve u zhvilluan në të dy anët e kufirit dhe u shoqëruan me një debat të zhurmshëm në opinionin publik, ku u diskutuan qëndrimet pro dhe kundër për mënyrën si u negociua, për përbërjen e negociatorëve, për plotfuqishmërinë nga presidenti, për thelbin dhe formën e bisedimeve etj. Në fund, përpjekjet dështuan. Nuk kuptohet nëse deklarata mund të ketë qenë një gafë momentale e Ministres sonë të Jashtme, apo një qëndrim i llogaritur i saj për të fshirë gjithçka kanë bërë paraardhësit e saj në detyrë.



2 Comments

  1. Pas djegies së mandateve, Berisha-Kryemadhi nga 9 mijë USD pagë në vit, të gjithë ish-deputetët e PD-LSI 400 mijë USD në 2020,negoziata zyrtare nuk jane bere,ti gazetaruc kerkoi dhe do gjesh nocrrokun,ka pasur bisedime jo zyrtare

  2. Harroi kjo se në komisionin kishte caktuar specialistin Meçollari…kur si nuk e kishte kundërshtuar për pronat e ushtrisë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *