• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Tiranën, gjendet në Lanë arma me të cilën u ekzekutua Kudret Saliaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrau dhëndrin te Gjykata e Tiranës, forcat RENEA gjejnë armën e krimit në lumin e Lanës. RENEA ka gjetur armën që përdori Mexhit Picari për të vrarë dhëndrin e tij Kudret Saliaj paraditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, 4 qershor pranë Gjykatës së Tiranës. 40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre. Kudret Salia prej muajsh kishte nisur një proces divorci nga Dhurata Saliaj dhe sot ata kishin seancën e pestë të zgjidhjes të martesës. Por teksa po qëndronte ne kafe së bashku më avokatin e tij Adriatik Cama, babai i Dhurata Saliaj futet brenda këtij lokali dhe qëllon për vdekje ish-dhëndrin e tij. Plumbat e lëshuara nga Mexhip Picari nuk kursyen edhe avokatin Adriatik Cama, cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me viktimën. Burimet bëjnë më dije së në tavolinën ku ndodhi ngjarja e rëndë i pranishëm ishte edhe njëri prej 3 fëmijëve të çiftit, si dhe pranë tij një punonjëse sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *