• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Tiranën, urdhër-arresti për ish-gruan e viktimës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Tiranës sapo ka nxjerrur një urdhër arresti për ish-gruan e viktimës që mbeti i vrarë ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës.


Drejtues të Policisë së Shtetit u shprehën për mediat, se kanë vendosur të arrestojnë Dhurata Saliajn për bashkëpunim në krim. Ndërsa autori, babai i saj do të përballet veç akuzës së vrasjes edhe për largim nga vendi ngjarjes si dhe për fshehje të armës së krimit.


Policia tha se autori gënjeu për pistoletën me të cilën vrau ish-dhëndrin dhe plagosi me një plumb në shpatull, avokatin Adriatik Cama.

Arma tip pistolet TT te cilën autori e mbante pa leje, u gjend e hedhur pranë vendit të ngjarjes, në Lanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu