• |
ide | kryesore

Mbollën kanabis në mes të një pylli, pranga dy autorëve në Delvinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Policia njofton se të arrestuarit janë A.K dhe I.XH të dy banues në Delvinë. Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *