• |
ide | kryesore

Treni përplas punonjësit e mirëmbajtjes, të paktën 9 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Nëntë persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në provincën Gansu të Kinës, kur një tren përplasi punëtorët që po punonin për mirëmbajtjen e linjës. Treni i nisur nga Urumqi për Hangzhou, u përplas me punëtorët e hekurudhës rreth orës 05:25 të premten në qytetin Jinchang.

Ekipet mjekësore dhe të urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkakun e aksidentit. Megjithatë një zemërim ka shpërthyer tek familjarët e viktimave dhe tek komentuesit online të cilët janë të çuditur se si ka mundësi që në hekurudhë po kryheshin punimet dhe drejtuesit e trenave nuk e dinin këtë gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *