• |
ide | kryesore

Vrasja në Tiranë/ Arrestohet edhe ish-bashkëshortja e viktimës, ndihmoi babanë në krim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe 33-vjeçaren Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit që këtë të premte vrau me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e këtij të fundit para gjykatës së kryeqytetit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases: Dhurata Saliasi, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi Mexhit Picari, 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Dhurata Saliaj (vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Kudret Saliaj (ish-bashkëshorti i shtetases Dhurata Saliaj) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi Adriatik Cani i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *