• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Nën drejtimin tim nuk do të ketë marrëveshje me Ramën

-Instant, Lajme, Të fundit
Shehaj



Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se nëse do të zgjidhet kryetar i kësaj force politike, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” Shehaj thotë se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.

“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë. Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, është shprehur Shehaj.



7 Comments

  1. O Gone…. Nuk ke asnje shans, kunder familjes. Shoh qe ke mbeshtetje te gjer ne popullin opozitar. Por mos krijo iluzione se do te len tu maresh biznesin.

  2. Ti mire e ke z.Shehaj,por shqupistat e duan pushtetin me dhune e jo me vote,uroj shume qe tia dalesh,por Lulushi me bandat brenda partise ka per ti vjedhur hapur votat dhe e shoh te pamundur fitoren tende perballe kopese qe jane mesuar me rremuja e rrumpalle…

  3. Tek degjoj z. Shehaj se do ta mund Edi Ramen me vote, me vjen per te qeshur. Jo se ai e mendon

    me te vertet kete gje por per besimin qe ka se ne mund ta besojme dicka te tille te pamundur.

    Te mundesh Ramen me vote do te thote :

    -te krijosh e te fuqizosh nje parti politike (ne rastin konkret PD-ne) me te fuqishme, me te pasur e

    e me me influence interesash se sa vete shteti te cilin PS-ja dhe Rama e ka plotesisht nje vegel

    apo instrument per qellimet e veta. A eshte e mundur kjo kur kjo nuk ka ndodhur kurre gjate

    gjithe historise politike te botes?

    Shehaj dhe gjithe kandidatet e tjere e dine qe e vetmja rruge per ta zbritur Ramen nga pushteti

    eshte ti drejtohen popullit, e ne radhe te pare popullit opozitar i cili sic treguan pjesmarrjet masive

    ne protestat e vitit 2019 eshte i gatshem. Eshte i gatshem sepse s’ka cfare humbet. Perballe ka nje

    pushtet armiqsor qe i rrezikon jo vetem lirite e te drejtat por edhe vete ekzistencen ne Shqiperi. ne keto

    kushte populli opozitar ka dy rruge : o te perballet ose te ike nga atdheu sic bene 500 mije gjate regjimit

    8 vjecar te rilindjes. Por Shehaj dhe te tjeret kandidate i druhen kesaj, sepse kjo nenkupton sakrifica qe

    ata nuk jane te gatshem ti bejne. Ata duan qe te jene mire edhe me populliin opozitar (sa per te marre

    vota per tu bere njefar faktori ), edhe me Ramen dhe nderkombetaret qe po e mbeshtesin, ata

    duan qe edhe te qajne hallet me popullin e pashprese opozitar qe po i ngushtohen perdite e me

    teper hapesirat e jetes nga ky regjim, edhe te hyjne ne parlament e te diskutojne per seksin e engjejve

    se per gje tjeter as qe i pyet nese jane gjalle apo jo duke u bere fasade e regjimit dhe duke legjitimuar

    e perjetesuar ate. Politika e qeverise per shpopullimin e Shqiperise do ta dobesoje perhere e me

    teper opoziten sepse ata qe ikin nuk jane bijte e socialisteve qe kane shtetin ne pronesi, vendet e

    punes dhe favoret, por bije e bijat e popullit opozitar qe nuk kane asnje hapesire per punesim dhe

    qe u mbyllen dyert e administrates pasi jane te ekitekuar nga patronazhistet si armiq. Prandaj vete

    pritja deri ne vitin 2025 eshte dorezim dhe kapitullim .

  4. Në marrëveshje nuk flitej asgjëkundi për ndarjen e Kosovës.

    Tani së pari, përse do ta shpallte SHBA “non grata” Berishën, kur nuk ka pasur asnjë plan nga Uashingtoni për ndarjen e Kosovës, plan të cilin e paska ndaluar pikërisht Berisha, a thua se ai ka aq fuqi sa të ndalonte Amerikën, nëse kjo e fundit do të donte vërtet të ndryshonte kufijtë e Kosovës?

    Dhe së dyti, nëse ky plan ka ekzistuar vërtet dhe pas tij qendronte Sorosi, si ka mundësi që ai po vihej në jetë nga Donald Trump, kur dihet se ata ishin armiq dhe i kishin shpallur luftë publike njëri-tjetrit?

    Se tani me logjikën e Berishës, i bie që qenkan bërë bashkë Donald Trump me Sorosin, për të ndëshkuar atë.

    Dhe atyre iu është bashkuar edhe Joe Biden, një politikan i njohur botërisht si pro-shqiptar dhe që nuk do të lejonte kurrë ndarjen e Kosovës!

  5. Si rregull dhe shprese e vetme je ti ai qe duhet te fitosh , por keta jane ujqer te vjeter dhe do te vene sterkembesa ngado shkon e ngado shkel . Nuk e kuptojne se duke vepruar keshtu do te eliminojne ty por da ja fusin vetes dhe opozitareve dysh edhe per 12 vjet te tjera . Basha largohu , hap krahun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *