• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër

-Instant, Lajme, Të fundit



Agron Shehaj është njëri nga kandidatët që rivalizon Lulzim Bashën për postin e kryetarit të PD-së. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga gara e 13 Qershorit, ai thotë se sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër, por premton se nëse demokratët do i besojnë atij gjithçka do të ndryshojë.

“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet partia që fiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia.

Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.



7 Comments

  1. Ku jeton ki more!!Atëhere dhe ti je bërë servil???Ça janë këta more që dalin e përbaltosin në këtë mënyrë sikur kanë hequr të zit e ullirit duke qënë pjesë e kësaj partie!!!Hikni more kur sju pëlqen dhe të përfundoni si dhe të tjerët.Shërbëtorë të Ramës!!!

  2. Servila jeni ju që nuk ju eshte degjuar zëri para vjedhjeve te zgjedhjeve.
    Ju jeni shperdoruesi i besimit i mijra demokrateve qe ju dhanë besimin dhe sot i etiketoni besim te verbër.
    Ju dhe grupi i qefmbeturëve jeni servila perfituesa karikatura politike qe shpejt do ju dalë boja. Per ju tundja e bishtit andej ketej qenka normale. Zhvleresove veten Gono.

  3. Amerika ende ska perdorur masat e Thesarit Amerikan ne Shqiperi. Por na ka dhene nje njoftim. Nese kjo ndodh, cdo banke filial i nje banke te huaj ne Shqiperi, qe do prek lekun e te korruptuarve do rrezikoj te demtoj dhe memen e saj ne perendim. Asnje subjekt qe perdor dollare amerikan nuk ben transaksione me ata ne listen OFAC. Kudo qofte.

    Prandaj Bullgarine ju ftoj ta merrni si paralajmerim. Amerika ka nje fuqi tjeter te madhe pervec DASH qe te shpall non grata, ajo eshte Thesari Amerikan. Dhe ai eshte vertete i frikshem per kedo qe e sfidon qofte dhe ne nje dollar.

  4. E keqja eshte se kemi dy parti te medha te bunkerizuar me kryetar idhuj (Koti). Kemi nevoje per nje levizje emancipuse gjithe perfshirese te shoqerise qe te perballet me antivlerat e partive.

  5. Agroni vjen i vet financuar ne politik
    Model ndryshe nga sa kemi patur deri sot basha e rama rrenjet i kan te sorosi dhe te. Financuar nga klane te errta

  6. KUR FLET EDHE KY PER SERVILIZEM QE TE GJITHE STAFIN E VET E KA NGRITUR MBI KETE BAZE,ARRINTE DERI ATY SA E DETYRONTE EDHE PASTRUESEN E SHKRET TI TREGONTE CFARE THONIN OPERATORET PER TE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *