• |
ide | kryesore

Anglia në alarm dëmtimesh për Euro 2020: Alexander-Arnold është “i shkatërruar”

-Instant, Sport



Emergjencë dëmtimesh për Anglinë vetëm disa ditë para fillimit të Euro 2020. Pasi humbi Trent Alexander-Arnold, i cili tashmë ka lënë grumbullimin e Tre Luanëve për një dëmtim të kofshës, trajneri Gareth Southgate ka frikë se do t’i duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire. Kapiteni i Liverpool me siguri do të humbasë debutimin e tij evropian, të dielën e ardhshme në Ëembley kundër Kroacisë, për shkak të përkeqësimit të një problemi në muskujt e brendshëm të kofshës që e mban me vete për muaj me radhë.

Southgate shpresonte ta kishte atë në dispozicion gjatë gjithë turneut, por tani duket se shanset për rikuperimin e tij të plotë në të ardhmen e afërt janë shumë të vogla. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Manchester United, një tjetër thirrje në rrezik për trajnerin e Tre Luanëve. Jo vetëm që nuk është kapërcyer dëmtimi i kaviljes në maj, por kontrollet e fundit kanë nxjerrë në pah edhe ndërlikime që rrezikojnë ta mbajnë Maguire larg për disa javë.

“Absolutely gutted”, ose i “shkatërruar plotësisht”. Me këto fjalë, mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold ka komentuar në tëitter përjashtimin nga skuadra Southgate për Euro 2020 për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë atë larg për gjashtë javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *