• |
ide | kryesore

Basha: Demokratët e Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kryetar ka dhënë një mesazh pas takimit në Durrës.


Basha thotë se demokratët e Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë.


Sipas tij, demokratët janë të bashkuar dhe gati për të çuar deri në fund misionin që kanë nisur.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

7 Comments

  1. Amerika ende ska perdorur masat e Thesarit Amerikan ne Shqiperi. Por na ka dhene nje njoftim. Nese kjo ndodh, cdo banke filial i nje banke te huaj ne Shqiperi, qe do prek lekun e te korruptuarve do rrezikoj te demtoj dhe memen e saj ne perendim. Asnje subjekt qe perdor dollare amerikan nuk ben transaksione me ata ne listen OFAC. Kudo qofte.

    Prandaj Bullgarine ju ftoj ta merrni si paralajmerim. Amerika ka nje fuqi tjeter te madhe pervec DASH qe te shpall non grata, ajo eshte Thesari Amerikan. Dhe ai eshte vertete i frikshem per kedo qe e sfidon qofte dhe ne nje dollar.

  2. Nga e mori vesh ky qe demokratet e Durrsit nuk e parnojne MASAKREN zgjedhore ?
    Si e mori mendimin e demokrateve te Durrsit ky ?
    Apo mendon dhe vendos ky dhe per ta.

  3. Qe do e mbrojme demokracine do e mbrojme, po se me cfare do ta mbrojme s’po me kujtohet.

    Eshte nje gje por ceshte ajo gje qe mbron demokracine s’po me vjen ne mendje.

    Te shkosh ne plazh e te shullatesh ne diell e te besh opozite duke tundur valet e detit me b…. ?

    Te mbyllesh syte, te shohesh endrra me kryeminister dhe kur te zgjohesh te lyesh floket ?

    te presesh derisa ata te lodhen duke vjedhur e perdhunuar kete Shqiperi te mjere e pastaj

    te te vine e te te luten merre pushtetin nja 4 vjet sa te marrim fryme ?

    Ah kujtesa ime e shkrete si me braktise ne kete cast, e spo me lejon te gjej ate gje qe mbron

    demokracine e shume popuj qe e duan lirine e kane provuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu