• |
ide | kryesore

Çfarë fshihet pas projektit të fundit të Melindës

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para 4 ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Deri më tani kjo këngë numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube” dhe sigurisht që do të jetë pjesë e listës së hiteve të verës së këtij viti.

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat. Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj. Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

“Prive” ka mësuar se fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *