• |
ide | kryesore

Donald Trump akuzon Faucin: Ishte në dijeni për origjinën e koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Ish Presidenti i SHBA-së  Donald Trump vazhdon të akuzojë Kinën për origjinën e koronavirusit duke kërkuar edhe 10 trilionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga pandemia. Sigurisht, që nuk kanë munguar akuzat kundrejt epidemiologut kryesor amerikan Anthony Fauci, duke  i kërkuar atij të tregojë gjithçka në lidhje me Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Sipas disa mediave amerikane, ekzistojnë disa e-maile në të cilat Fauci ka komunikuar me Institutin e Virologjisë Wuhan. Fauci ishte “shënjestra” e preferuar e konservatorëve gjatë gjithë pandemisë, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave. Por ai u kritikua gjerësisht për pikëpamjet e tij mbi menaxhimin e pandemisë, pasi ai kishte deklaruar kategorikisht se ishte kundër, ndër të tjera, për mbylljen e kufirit, por ishte ai që më vonë sugjeroi mbylljen e tyre.

 Në veçanti, republikanët pretendojnë se Fauci ishte në dijeni se koronavirusi kishte dalë nga një laborator në Kinë.  Në fakt, ata pretendojnë se Fauci dhe shkencëtarët kinezë komunikuan me njëri-tjetrin gjatë periudhës kur ai këmbëngulte në deklaratat e tij publike se sëmundja lindi përmes transmetimit të virusit nga një kafshë  tek njerëzit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *