• |
ide | kryesore

“Gara e brendshme, një vlerë e shtuar”/ Basha: Kreu i PD-së nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sërish deklaroi se gara e brendshme është një vlerë e kësaj partie politike. Nga Durrësi, në një takimin me qytetarët, kryedemokrati theksoi se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Sipas liderit të PD-së, votat e 25 prillit janë manipuluar, duke e cilësuar atë si “masakra elektorale të 25 prillit”.

“Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur drejt destinacionit Europian”, deklaroi Basha.

Më tej Basha theksoi se kundërshtari i vetëm është regjimi Rama-Doshi.



8 Comments

  1. Kush te pjerdh me ty o pall.
    Je ber barsalet, dhe nje njeri qe vetem tallen njerzit me ty. Ne 13 qershor ti thjesht do vertetosh qe do e mbash ate parti si nje llogore, per presion.
    Pd duhet te rinovohet. Me kete palacon vetm drejt gropes jan duke shkuar.

  2. Fitorja jote do ta shkerrmoq PD dhe opoziten ne tersi . Largohu per hater te demokracise dhe sidomos per hater te shqiptreve.

  3. Pse e shani lulin. Po jepini dhe nje shanc.
    Te gjith duhet ta ken nje shanc ne jet.
    Luli si cun i mire ti japim 5-6-7-8.
    Pa shaka tani. Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj se si nje antar i partis demokratike, mund te votoj serish dike qe te mashtron pa patur turp fare. Eshte njeri qe nuk e njeh turpin dhe sedren. As nuk skuqet e as nuk nxihet. Nje njeri pa cip nuk ka bes.
    Te gjith e din qe do i vjedh zgjedhjet brenda partis. Po kjo do i bej me shume dem partis demokratike. I kam then keto edhe be 2017 se e kuptoja qe ky njeri nuk ishte per ate pune. Po njerzit thoshin prit se eshte i ri akoma. Dhe tani te presim dhe pak sa te behet 60 vjec qe te piqet. Personalisht asnje shpres te ky.

  4. Basha eshte konfuz me veten dhe demokratet ne qendrimet e veta ose nuk i ka te qarta pasojat

    e fjaleve apo vendimeve qe merr. Kur merr nje vendim shume te forte dhe ne fakt te legjitimuar

    per daljen nga parlamenti sepse zgjedhjet ishin vjedhur (gje qe u faktua nga pergjimet e botuara edhe ne

    gazeten gjermane “Bild” dhe nga kushti i vene nga Bundstagu per denimin e haduteve te tyre) atehere

    nuk mundesh te futesh ne gare me te njejtet hajdute. Dhe nese merr vendim per bojkotim e moslejim

    te zgjedhjeve lokale ateher s’mund te zbythesh pa e “shkrepur” fare e duke i dorezuar gjithe pushtetin

    lokal e qendror kundershtarit ndonese kishte bashki ku vete pjesmarrja ne zgjedhje nuk i kalonte 5

    perqind te zgjedhesve cka tregon se populli nuk i ka votuar por jane ne pushtet sepse kane gjetur nje

    vend vakant.
    Edhe ne kete rast, kur thua nuk do ti njohim zgjedhjet do te thote se edhe nuk njeh parlamentin e

    dale nga keto zgjedhje dhe s’ke se si te behesh pjese e nje parlamenti ilegjitim por as qeverine e

    dale ky parlament. Por qe te besh kete duhet me pare ti drejtohesh zgjedhesve te opozites me nje

    referendum nese jane te gatshem te rezistojne apo duan ti neshtrohen e te bejne gati valizhet per

    te ikur.

  5. Në marrëveshje nuk flitej asgjëkundi për ndarjen e Kosovës.

    Tani së pari, përse do ta shpallte SHBA “non grata” Berishën, kur nuk ka pasur asnjë plan nga Uashingtoni për ndarjen e Kosovës, plan të cilin e paska ndaluar pikërisht Berisha, a thua se ai ka aq fuqi sa të ndalonte Amerikën, nëse kjo e fundit do të donte vërtet të ndryshonte kufijtë e Kosovës?

    Dhe së dyti, nëse ky plan ka ekzistuar vërtet dhe pas tij qendronte Sorosi, si ka mundësi që ai po vihej në jetë nga Donald Trump, kur dihet se ata ishin armiq dhe i kishin shpallur luftë publike njëri-tjetrit?

    Se tani me logjikën e Berishës, i bie që qenkan bërë bashkë Donald Trump me Sorosin, për të ndëshkuar atë.

    Dhe atyre iu është bashkuar edhe Joe Biden, një politikan i njohur botërisht si pro-shqiptar dhe që nuk do të lejonte kurrë ndarjen e Kosovës!

  6. Nëse Lulzim Basha nuk do ta bëjë dhe do vijojë me lojën aktuale, as kundër SHBA dhe as kundër Sali Berishës, atëherë skenari është gati: Lulzim Basha do të largohet nga kreu i PD për “devijim nga parimet për të cilat kjo parti u themelua në dhjetorin e 1990: Për shkeljen e të drejtave dhe dinjitetit të Sali Berishës”! Pikë.

    Kërcënim më të hapur, më të qartë dhe më të prerë se ky, Sali Berisha nuk i ka bërë kurrë më parë Lulzim Bashës. Kryetari në detyrë i PD, që pret të marë një madat tjetër më 13 qershor, e ka të qartë tashmë vijën e kuqe të vendosur nga “lideri historik” dhe babai i tij politik: O me Sali Berishën kundër SHBA, ose me SHBA kundër Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *