• |
ide | kryesore

Kina miraton përdorimin e vaksinës Sinovac te fëmijët

-Instant, Planet



Kina ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër koronavirusit, “Sinovac Biotech (SVA.O)” tek fëmijët e moshës nga tre deri në 17 vjeç.

Lajmi u bë i ditur të Premten mbrëma në TV shtetëror kinez nga Yin Weidong, themelues i “Sinovac Biotech Ltd”, raporton Reuters.

Kina po vaksinon aktualisht vetëm personat e moshës 18 vjeç e lart.

Koha se kur do nisë aplikimi i kësaj vaksine tek kjo grup-moshë do të varet nga autoritetet shëndetësore kineze që merren me strategjitë e vaksinimit në vend.

Sipas Yin, të miturit kanë më pak përparësi vaksinimi në krahasim me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *