• |
ide | kryesore

Letra e lamtumirës e Seid Visin, ish-futbollisti i Milan që vrau veten: “Vështrime përçmuese ndaj meje”

-Instant, Sport



Seid Visin, një djalë 20-vjeçar me të kaluar në ekipet e të rinjve të Milanit dhe Beneventos, vrau veten dje në shtëpinë e tij në Nocera Inferiore, duke tronditur të gjithë komunitetin. Lindur në Etiopi dhe i birësuar në Itali si fëmijë, ai ka lënë një letër-testament (botuar nga Corriere della Sera) dërguar miqve dhe psikoterapistit, ku tregon makthin e përballjes me paragjykimet raciste të shoqërisë: “Kudo që shkoj e ndiej mbi supe si një gur peshën e vështrimeve skeptike, paragjykuese, të neveritura dhe të frikësuara të njerëzve”.

Visin, i cili më pas zgjodhi të mos vazhdonte karrierën e tij në futboll pavarësisht se luante kalceto në Atletico Vitalica, vazhdon: “Unë u birësova si fëmijë. Mbaj mend që të gjithë më donin. Kudo ku isha, kudo që shkoja, të gjithë më drejtoheshin me gëzim, respekt dhe kuriozitet. Tani duket se gjithçka është përmbysur”.

Rrëfimi i djalit bëhet edhe më i rëndë: “Arrita të gjej një punë që duhej ta lija sepse shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk pranonin të shërbeheshin nga unë dhe, sikur të mos ndihesha tashmë në siklet, më shihnin si përgjegjës që shumë të rinj italianë nuk gjenin punë”.

“Nuk kërkoj të shkaktoj keqardhje ose dhimbje, por vetëm ti kujtoj vetes se sikletet dhe vuajtjet që po përjetoj janë një pikë uji në krahasim me oqeanin e vuajtjeve e atyre që preferojnë më mirë të vdesin sesa të bëjnë një jetë në mjerim dhe në ferr. Ata njerëz që rrezikojnë jetën e tyre dhe shumë e kanë humbur tashmë, vetëm se donin të nuhasnin, apo shijonin aromën e asaj që ne thjesht e quajmë “Jetë” shkruan në mbyllje letra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *