• |
ide | kryesore

“Më pëlqyen sulmuesit”, Reja habit me konstatimin pas një goditje në 90 minuta: rrëzimin në pankinë e kalon me batutë

-Instant, Sport



“Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për të treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmuesë të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë”. Edoardo Reja merr gjërat pozitive nga barazimi 0-0 në miqësoren kundër Uellsit, edhe pse skuadra e tij goditi vetëm një herë në 90 minuta portën britanike. “Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm pak. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen duhet t’i godasim” shpjegoi tekniku italian.

Reja mundohet të justifikojë edhe atë që nuk justifikohet në fakt, por ndoshta i referohet shpirtit të sakrificës së treguar nga të katër sulmuesit që patën minuta kundër Uellsit. Italiani harron që sulmuesit vlerësohen me gola asist apo konkluzione drejt portës, që në 92 minutat e Kardifit patën vetëm një mundësi me Manajn, shpenzuar keq nga lushnjari. “Më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manaj me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesët më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit. Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani, ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë. Gjetëm një lojtarë të ri që mund të na shërbejë në prespektivë. Në topat në ajër ishte shumë mirë”.

Tekniku italian ka folur edhe për rrëzimin në pankinë, në një episod që e pa nervoz pas kontrastit mes David e Manajt që pengoi edhe Rejan, që e mori me sportivitet: “Ishte një incident loje dhe unë jam pjesë e lojës, janë gjëra që ndodhin gjatë ndeshjes. Në aspektin fizik tregova gjendje të mirë”, përfundoi Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *