Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona sepse kishin zaptuar hapësirën publike dhe kishin ndërtuar pa leje. Nga blutë e qytetit bregdetar bëhet me dije se ndërtimet janë kryer në zonën e Kepit të Rodonit.
Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.
‘Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.”– njofton policia.