• |
ide | kryesore

Plas tek Kukësi: Baravyskas dhe Tsintsadze nuk vijnë më pa u paguar

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Kukësit nuk ka më qetësi, pas largimeve të zyrtarizuara të drejtorit sportiv Nderim Nexhipi dhe teknikut Mirel Josa. Klubi ka dashur ta mbajë të fshehur, por tani nuk mundet më: mbrojtësi lituanez Rolandas Baravykas dhe mesfushori gjeorgjian Mate Tsintsadze kanë njoftuar drejtuesit e klubit se nuk do të vihen në dispozicion të skuadrës pa marrë detyrimet financiare që u takojnë.

Letonezi 25 vjecar ashtu si edhe gjoergjiani i kanë bërë të qartë veri lindorëve se do të qendrojnë në shtëpitë e tyre deri në momentin që situata nuk do të ndryshojë. Kukësi ka tentuar ti mbyllë dokumentet, por lojtarët nuk kanë pranuar, duke qenë të fortë edhe në një vit tjetër kontratë. Largimi i Nexhipit ishte një tjetër goditje për dy lojtarët, duke qenë se drejtori sportiv ishte marrë personalisht me merkaton e Kukësit.

E duke qenë se tani duhet menduar për përforcimin e skuadrës, për ta kthyer në nivelet e larta, lëvizja e parë në stafin teknik, gjithnjë në pritje të mbërritjes edhe të trajnerit të ri, është bërë në këtë drejtim. Një konsulent merkato që do të qendrojë në krah të presidentit Safet Gjici dhe do të jetë një njohje e vjetër e kuksianëve, sipas asaj që bën të ditur RTSH Sport. Pero Pejic golashënuesi i spikatur i fushave të Superiores do të jetë njeriu i besuar i presidentit dhe do të jetë ura e bashkëpunimit për të sjellë në skuadër lojtarë kroatë, që mund të bëjnë diferencën, ashtu si e bënte ish-Këpuca e Artë në fushën e lojës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *