• |
ide | kryesore

Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit

Sipas MeteoAlb, moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin tonë ndërsa reshje të pakta do ketë në zonën e Alpeve shqiptare.Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat dhe reshjet nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.


Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C deri në 31°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu