• |
ide | kryesore

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar dy ditë më parë, pasi u kapën me mina me telekomandë. Ilir Alliu, Edmond Bardhi dhe Bledar Çakallin u arrestuan dy ditë më parë nga policia pasi shisnin mina me telekomandë. Operacioni i koduar “Muzeu” u finalizua në lagjen nr.9 në Durrës.


Të tre të arrestuarit u kapën ndërsa ishin duke udhëtuar në një automjet tip “Volvo”, i cili drejtohej nga 47-vjeçari Ilir Alliu, ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerë. Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Nga hetimet e policisë, rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu