• |
ide | kryesore

Video/ Barazim i luftuar në Uells: kuqezinjtë solid në mbrojtje problematikë në sulm

-Instant, F1, Sport, Video



Shqipëria ka dalë nga Cardiff stadium me një barazim 0-0 përballë Uellsit, që kënaq vetëm përgjysëm ambicjet e Edoardo Rejës: mbrojtje solide dhe sulm anemik. Dicka edhe më pak duhet të jetë Page, që në provën e fundit para Europianit nuk merr atë që do të donte, pavarësisht një pjesë të dytë insistuese.

Me Cekicin e Selmanin nga minuta e parë e me Abrashin kapiten, në një rol të pazakontë për të, përpara mbrojtjes, kuqezinjtë kishin gjithë karakteristikat e duhura për të vënë në vështirësi kundërshtarin, me një presing të lartë dhe agresivitet që e vunë në vështirësi edhe fizike, një skuadër që e ka karakterialë këtë pjesë si Uellsi. Rastin e vetëm të pjesës së parë dhe të gjithë takimit kombëtarja e Rejas e krijoi me Manajn, në minutën e 16. Sulmuesi lushnjar mund të bënte shumë më mirë, por goditi lart mbi traversë.

Sulm i brishtë, në ide më tepër se në alternativa, sepse edhe me Balaj, Cikalleshin Manaj apo Seferin në fushë kuqezinjtë nuk e vunë asnjëherë më në provë portierin Henesi, duke mos goditur kurrë në kuadrat. Gjërat u vështirësuan në pjesën e dytë kur Uellsi shtyu me forcë përpara, duke përfituar edhe nga aktivizimet e Moore e Bale. Selmani mbajti në lojë kuqezinjtë që dolën me një barazim pozitiv, përpara përplasjes së ardhshme në Republikën Ceke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *