• |
ide | kryesore

Aktori Mirush Kabashi është gjallë, lajmi për vdekjen e tij ishte “fake news”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një lajm për vdekjen e aktorit të njohur Mirush Kabashi u raportua pasditen e së të dielës në disa portale, por edhe ndonjë televizion informativ nëpërmjet titrave. Lajmi u përhap menjëherë edhe në portalet e Kosovës, por për fat të mirë asgjë nuk është e vërtetë pasi aktori gëzon shëndet të plotë.
Gazetarja Edona Haklaj e Fax News thotë se ka komunikuar me aktorin dhe thotë se ai vetë e ka pritur lajmin me buzëqeshje.

“Pak minuta më parë, në rrjete sociale, në portale, por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë që mbuloj kulturën) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë.

Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz m’u shpreh se deklarata që ka bërë dy net më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.

Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk është konfirmuar dhe as dërguar në redaksi nga unë. Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet. Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!” – shkruan gazetarja. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *