• |
ide | kryesore

Autoironia e Hazard: belgu i akuzuar se është mbipeshë, bëhet imazh i linjës së re të panineve

-Instant, Sport



Futbollistët shpesh janë promovues të shkëlqyer, sepse nuk është e lehtë të gjesh dikë aq të famshëm, sa ata që shkëlqejnë në fushat në të gjithë botën, për të shoqëruar imazhin e tyre. Kjo është arsyeja pse sponsorët janë gjithmonë të gatshëm ti mbulojnë me ar lojtarët, të cilët nga ana tjetër janë të lumtur të lidhen me markat e famshme. Dhe sigurisht, duke pasur parasysh reklamën e fundit në të cilën ai është protagonist, nuk mund të mohohet që Eden Hazard është një futbollist me një sens të veçantë humori. Në situatën e tij, domethënë një vëmendje e vazhdueshme mediatike për formën e tij fizike, e plotësuar me akuza se është shumë … “gordo”, duhet vërtet shumë autoironi për të pranuar të bëhet një nga promovuesit … e McDonald’s gjatë Kampionatit Evropian.

E në fakt, siç shpjegon AS, ka shkuar saktësisht kështu. Ekipi kombëtar belg ka nënshkruar një partneritet me zinxhirin e famshëm të ushqimit të shpejtë, i cili paraqet për publikun Red Devils Burger, sanduiçe speciale që do të jenë në dispozicion vetëm për periudhën e turneut kontinental. Si rezultat, disa nga lojtarët më të mirë në ekipin e Martinez janë bërë imazh: De Bruyne, Tielemans dhe Hazard. Fantazisti shfaqet në reklamë me një fytyrë shumë të befasuar për lajmet se ka një ‘burger’ kushtuar Belgjikës. Një dozë e shëndetshme e vetë-ironisë pas të gjitha polemikave që kanë nënvizuar se si dashuria për ushqimin e numrit shtatë të Real Madrid i ka dhënë atij një formë që nuk është saktësisht ajo e një futbollisti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *