• |
ide | kryesore

“Çështje motivimi dhe koke”: Gareth Bale mund të tërhiqet pas Euro 2020

-Instant, Sport



Zërat që vijnë nga Anglia gjejnë konfirmim në faqet e të përditshmes Marca: Gareth Bale po mendon të tërhiqet pas Euro 2020. Mesfushori uellsian, pavarësisht kthimit të Ancelottit te Real (me të cilin ai ka përjetuar sezonet më të mira në Madrid), ndihet i shkarkuar mendërisht dhe ka dyshime serioze për të ardhmen e tij në botën e futbollit, pavarësisht se do të jetë vetëm 32 vjeç në korrik.

Vetë Ancelotti, në konferencën e prezantimit, nënvizoi se, për Bale, është “një çështje motivimi, nëse është i përqendruar te futbolli ai mund të bëjë një sezon të shkëlqyer”. Ndërsa uellsiani, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë (prova e fundit para Kampionatit Evropian) e kaloi situatën me qetësi: “Unë e njoh Carlon dhe e kalova mirë me të në të kaluarën, por nuk jam duke menduar për të ardhmen time tani, kur të përfundojë Euro 2020, do të flasim dhe do të shohim “.

Bale ka ende një kontratë një vjeçare me Realin që, në rast tërheqje të lojtarit, sigurisht që nuk do të kundërshtonte, duke pasur parasysh se do të mund të kursente rreth 22 milionë euro, që është paga e uellsianit për një sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *