• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë 36-vjeçari shqiptar i zhdukur në Itali, policia nis hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane shkruajnë se trupi i pajetë i një shqiptari është gjendur në Empoli. Bëhet fjalë për 36-vjeçar, nuk jepet identiteti i tij. Ai është gjetur i pajetë pranë ish-fabrikës së qelqit. Policia po heton në pistën e një vdekje natyrale, por edhe në atë të vrasjes.

Autoritetet kanë vendosur që ditën e hënë të kryejnë autopsinë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Shqiptari ishte shpallur i humbur prej disa ditësh nga vëllai i tij. Vdekja ka ndodhur pikërisht që në ditën e zhdukjes pasi trupi kishte nisur të dekompozohej.

Të dy frekuentonin mensën popullore në qytet dhe fakti që i vëllai nuk ishte paraqitur, kishte ngritur dyshime tek ai. Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. 36-vjeçari nuk ishte i vetmi person që kishte gjetur strehë brenda gërmadhës.

Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Kjo është arsyeja pse po hetohet edhe pista e vrasjes. ©ALPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *