• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë/ I riu shqiptar me të shkuar kriminale rreh priftin katolik në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prifti katolik, Domenico Vittorini është sulmuar mëngjesin e së premtes nga një 34-vjecar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Sulmi ndodhi pak para orës 9 para bazilikës së San Giacomo, në Bolonja të Italisë. Shqiptari, i cili kishte të shkuar kriminale, rrahu klerikun 54-vjeçar duke e goditur me grishte në kokë. Policia ka arrestuar shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e policisë. Ndërsa At Domenico u dërgua në Sant’Orsola për t’u mjekuar për shkak të dëmeve që mori në kokë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *