• |
ide | kryesore

Simeone rinovon me një kusht për Atletico Madrid: tekniku kërkon Lautaro Martinez

-Instant, Sport



Diego Pablo Simeone rinovon me Atletico Madrid deri në 2024 dhe kërkon me cdo kusht blerjen e Lautaro Martinez. Lajmi është bërë i ditur nga ‘As’ duke zbuluar se Cholo ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për të zgjatur kontratën që skadon në 2022, për dy sezone të tjera.

Nënshkrimi zyrtar pritet për ditët e ardhshme, duke patur parasysh se marrëveshja mes palëve është totale. Situata ekonomike e Colchoneros, si për të gjitha klubet e prekura nga efektet e pandemisë, është e komplikuar, por Atletico do të përpiqet të plotësojë kërkesën e trajnerit argjentinas, i cili përmendi shprehimisht emrin e sulmuesit për të përforcuar ekipin me sulmuesin zikaltër. Sidoqoftë, negociatat premtojnë të jenë shumë të vështira, sepse Inter pretendon 70 milionë euro vetëm për tu ulur në tryezën e bisedimeve për ‘Toro-n’.

Rriten shanset në fakt që Lautaro Martinez të largohet nga Milano, për një tjetër shitje të dhimbshme nga skuadra kampione e Italisë. Interesimi i Atletico Madrid në fakt po bëhet gjithnjë e më serioz dhe me sakrificat e Hakimit, për të cilin është përfshirë në lojë edhe Chelsea për të shqetësuar PSG, dhe të Lautaros, Zhang do të sistemonte të gjitha llogaritë e tij, duke rinisur fort me një pikë solide si Lukaku, gjithnjë e më shumë udhëheqës i zikaltërve. Ndërkohë për të mos mbetur zbuluar, zikaltrit po bëjnë presion për të bindur dhe marrë në Milano Memphis Depay, 27 vjeçarin hollandez që është në skadencë me Lyon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *