• |
ide | kryesore

Vanessa Bryant akuzon kompaninë “Nike”

-Instant, Paparazzi, Slider



Vanessa Bryant ka  akuzuar së fundmi kompaninë “Nike” për shitjen e atleteve për nder të vajzës së saj të ndjerë Gianna.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, bashkëshortja e Kobe  ka treguar se atletet nuk janë aprovuar për prodhim apo shitje dhe kontrata mes saj dhe kompanisë ka skaduar.“Këto janë atletet që kam punuar për vajzën time Gianna. “Ata quhen” Mambacita “dhe janë konceptuar si një linjë ekskluzive bardh e zi që kishin atletet e babait të saj.Synimi ishte të paguanim të gjitha të ardhurat nga shitjet te” Mamba & Mambacita Sports Foundation “, por pasi” Nike “nuk e zgjati kontratën, unë vendosa që ato atlete të mos mund të dilnin në shitje. Ato nuk janë të aprovuara për tu vendosur në treg, madje as për tu prodhuar. Unë nuk e di se si dikush tjetër mund të pretendojë për dicka që kam krijuar për vajzën time. Shpresoj se nuk do të shitet,” shkruajti Vanessa në postimin e saj.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *