• |
ide | kryesore

Vëllai vret motrën në Shkodër/ Policia jep detaje për krimin e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit është gjetur nga policia pa shenja jete në banesën e saj Diana Vuka 58 vjeçe.

Policia shkoi në banesën e saj pasi familjarë të saj jashtë vendit kishin deklaruar se kishin humbur kontaktet.

Me të mbërritur në banesë uniformat blu e kanë gjetur atë të vrarë me armë zjarri në dhomën e gjumit.

Policia tha se dyshon se krimi është kryer nga vëllai i saj Fabian Vuka, 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Mësohet se viktima jetonte në Gjermani dhe ishte kthyer në Shkodër për pushime. Janë ende të paqarta motivet e krimit.

Shefi i komisariatit të policisë së Shkodrës Paulin Çupi u tha gazetarëve se autori është aktualisht në gjendje të rëndë emocionale dhe nën efektet e alkoolit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez
    monstrat jane te njohshem

    ruani veten dhe te dashurit tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *