• |
ide | kryesore

VIDEO/ Turistja polake rrëzohet në Theth, shpëtohet pas 24 orësh nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka marrë njoftim se në fshatin Theth, 2 turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës një 35-vjeçare kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

“Shërbimet e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Komplimente banorëve dhe ekipit shpëtues! Na bëni krenar që jemi shqiptar, mikpritjen dhe përkujdesjen për mikun i kemi në gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *