• |
ide | kryesore

Vrasja e Kudret Saliajt/ Kushëriri i viktimës bën një tregim krejt ndryshe nga krushqit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas përcjelljes së trupit të pajetë të Kudret Saliajt të vrarë nga vjehrri i tij, Fax News mbërriti në banesën ku jetonte i ndjeri në zonën e Freskut në Tiranë. Dyert e banesës së familjes beratase por që jetonte prej vitesh në Tiranë janë të hapura, në ballkon shikojmë edhe fëmijët e viktimës, të cilët sapo mësuan se ishim grup i medias, u futënë në banesë, ndërsa lajmëruan familjarët për prezencën tonë.

Kushëriri i parë i Kudretit, na tha se në banesë kishte shumë njerëz që vijnë e shkojnë gjatë gjithë ditës për ngushëllim, ndërsa kushti i tij për të na dhënë një deklaratë për ngjarjen ishte të mos dilte para kameras.

Ai thotë se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun për familjarët e Kudretit dhe se sfida e tyre më e madhe është qëndrimi pranë fëmijëve të mitur dhe kujdesi ndaj tyre. Familjari komenton edhe daklaratat e ish-miqve të shtëpisë për të cilat pretendon se janë mashtrime, e për këtë thotë se faktet ndodhen në dosjet e prokurorisë.

“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.



2 Comments

  1. Hahaha, po mer bythqir lulishtsh po.
    Ajo tek pull dhe ju 10 veta, ju paska dhunuar nusja juve.
    Dil me surrat o plehre ta marin vesh te gjith se ca monstre je.
    Po na tregon dosjen e prokurorise ti ne, a thua qe nuk e dime qe ketu ligjin e ben Maliqi.
    Vetem nje detaj te vogel, cdonte psikologia e gjykates duke pi kafe me avokatin dhe me Kudretin perpara seances, ajo gjasme duhet te jete e paanshme.
    Femijet i keni manipuluar ju a kelysha kurvash me thene qe na rref mami.
    Ishalla ju mer te gjithve me vete Kudreti, se paskeni qene rrace e keqer.
    Edhe ajo korva e vogel, mbesa e Kudretit, qe akuzoka nusen e tij, Dhuraten se gjasme paska dash me i shit virgjerine…
    Po pse mo ca i dini njerezit ju dele, rrac mashtrusish ordiner.
    Tju vij turp Plehra!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *