• |
ide | kryesore

Zbulohen pagesa të një kompanie mafioze për Allegrin. Tekniku nën hetim për pastrim parash: “Nuk kam lidhje me ngjarjen”

-Instant, Sport



Zyrat kundër pastrimit të parave e Bankës së Italisë janë përqendruar tek Massimiliano Allegri. Sipas gazetës La Verità, që jep lajmin, instituti ka marrë disa raporte për transaksione të dyshimta në lidhje me trajnerin e ri të Juventusit dhe që lidhen me botën e lojërave të fatit dhe basteve. Hetimet në vazhdim kanë të bëjnë veçanërisht me disa pagesa të bëra në llogarinë rrjedhëse të Allegrit nga një kompani malteze nën hetim për mashtrim të madh, evazion dhe marrëdhënie me ‘Ndrangheta’.

Në tërësi, bëhet fjalë për shtatë transferime, të marra nga trajneri mes 2018 dhe 2021, për një total prej 161,000 eurosh. Këtyre duhet t’u shtohen një numër i njëjtë arkëtimesh, për një total prej 168,000 euro shtesë, të ardhura nga një kompani sllovene që menaxhon hotelet dhe kazinotë dhe 140,000 euro që të cojnë në një bankë private në Monte Carlo. Për momentin janë vetëm sinjalizime dhe vetë dokumentet kundër pastrimit të parave, të analizuara nga La Verità, nënvizojnë se si kreditë thjesht mund të rrjedhin nga fitimet ligjore, edhe pse përsëritja e shumave të ngjashme gjithmonë bën që të bien disa këmbana alarmi. Një raport i mëtejshëm i arritur në “Palazzo Koch” ka të bëjë me kartën e kreditit të Allegrit, e cila mes 2018 dhe 2019 shpenzoi pothuajse 500,000 euro tek operatorët që i përkisnin kategorisë së lojërave të fatit (në veçanti kazino Monte Carlo dhe kazino Perla e Nova Gorica).

Prandaj, të gjitha hetimet në proces kanë të bëjnë me dyshime për pastrim parash, për të cilat, për më tepër, sinjalizimet janë të zakonshme kur bëhet fjalë për shuma kaq të larta parash. Në çdo rast, lëvizjet duket se lidhen ekskluzivisht me botën e lojërave të fatit dhe jo me bastet e futbollit, të cilat janë të ndaluara për anëtarët.

ALLEGRI: “NUK KAM LIDHJE ME NGJARJET”
Max Allegri i është përgjigjur të dhënave rreth përfshirjes së tij në hetimet e basteve dhe lojërave të fatit. “Unë deklarohem me vendosmëri absolute plotësisht i palidhur me çdo veprimtari të paligjshme ose të parregullt dhe, aq më pak, me çdo shkelje të legjislacionit kundër pastrimit të parave”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *