• |
ide | kryesore

Basha: Zgjedhjet në PD testi i parë pas 25 prillit, dora e Ramës për bashkëpunim, e mbushur me helm

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë takimit me demokratët në zonën e Shkodrës së zgjedhjet në PD janë një proces i rëndësishëm dhe jo thjesht një ditë rutinë. Ai tha se ky është testi i parë pas 25 prillit për situatën brenda partisë.

“13 qershori është një datë e rëndësishme dhe jo një ditë rutinë. Ky është testi i parë pas 25 prillit për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë. Për të shpallur edhe një arsye më shumë dhe  një kontrast të thellë mes uzurpuesve dhe ne që jemi të vetmit”, u shpreh Basha.

Ai deklaroi se masakra e 25 prillit nuk do njihet kurrë prej tij ndërsa edhe njëherë theksoi përgjigjen për ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash ai tha se PD-ja do të vijojë betejën për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës, PD-ja është e vetmja shpresë për ndryshim, për një të ardhmen më të mirë për shqiptarët.



5 Comments

  1. Si nuk hoqen dore keta politikane ( debila ) shqiptare nga keto shperhje extreme ‘folklorike’ ? Gjithe patos dhe mburrje.
    Po nese neser ky do jete i detyruar te bashkepunoje me Ramen cfare do thote ?
    Apo ate qe tha kur u be Xhafa minister ( qe do ta shkelnin me kembe nese… )
    Politikanet tane kane shume shume shume mangesi ne menyren e komunikimit me popullin.
    Nese ky zgjidhet prap kryetar i PDs , jam i bindur qe do bashkpunoje me Ramen ( te pakten per procesin e integrimit ne BE) . Dhe pastaj , ata analistat do tallin karin me kete neper emisojne televizive.

  2. Testi i pare i forces se PD-se eshte largimi yt. Ndoshta ata te tjeret nuk jane me te zote, ndoshta jane

    edhe te shitur te Rama , per ta percare e fragmentizuar PD-ne, por kjo nuk e ben me pak te domos-

    doshme largimin sepse ti e ke humbur plotesisht besimin e popullit opozitar se mund ve vish ndonjehere

    ne pushtet. Me mire eshte pa opozite fare se sa nje opozite te paafte per te ardhur ne pushtet.

    Ne regjimin komunist kur nuk kishte opozite, ne nuk kishim patronazhista e nuk ishim te skeduar

    e te shenjestruar, populli gezonte po ato te drejta e po ato shterngime te gjithe njelloj, kurse sot

    te jesh votues i opozites (listat e zeze e te cileve jane ne zyrat e PS) eshte si te shpallesh non grata per te

    jetuar ne Shqiperi. Ik dhe lere popullin opozitar te zgjedshe vete , pa i pasur shpresat tek ti, te

    perballet ose te beje gati valizhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *