• |
ide | kryesore

Burimi i Sinecit në Kuçovë/ Përplasje të forta mes banorëve dhe policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka degjeneruar në dhunë protesta e sotme në fshatin Lumas të Kuçovës, ku banorët janë kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit. Mësohet se policia është përleshur me banorët, ndërkohë që disa prej këtyre të fundit janë lënduar.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, duke u kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar, është përleshur fizikisht me banorët si dhe ka ushtruar dhunë mbi ta.

Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka protestues të shoqëruar apo jo. Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Banorët deklarojnë se ky burim që ua ka falur natyra është burim jetese për ta dhe nuk do të lejojnë askënd që t’ua cënojë apo marrë.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *