• |
ide | kryesore

“Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar”: Lazio njofton para kohe blerjen e Hysaj e Maksimovic

-Instant, Sport



Pritja që Maurizio Sarri të nënshkruajë kontratën me Lazion po bëhet gjithnjë e më e ethshme. Kështu edhe gjurma më e vogël lidhet menjëherë me pikën e kthesës për ardhjen e ish-trajnerit të Juventusit në Romë. Sidomos nëse në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër është publikuar një tekst që projekton merkaton e ardhshme, duke iu referuar Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysajt, mbrojtësit e Napolit në skadencë kontrate, e që konsiderohen objektiva parësorë për Lazion nga Sarri. “Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e milicive sarriane për një kohë të gjatë”. Një paraprirje e njoftimit zyrtar të Sarrit te Lazio? Përshtypja e parë mund të jetë kjo.

Në realitet, shënimi është pjesë e përmbajtjes gazetareske të prodhuar nga agjencia e përfshirë në zyrën e shtypit të klubit. E gjatë ditës prodhohen artikuj të ndryshëm, mbi të gjitha për Lazion, por jo vetëm e shpesh plot me të dhëna statistikore, duke shfrytëzuar arkivin historik. Kështu, tema e merkatos përfshiu emrat e dy prej përforcimeve në planet e Lazios, duke vënë në dukje kontributin që të dy do të jenë në gjendje t’i japin bardhekaltërve. “Kontributi i nxënësve si Maksimovic dhe Hysaj mund të bëhet vendimtar në lehtësimin e adaptimit me bardhekaltrit “. Një artikull i lexuar gjerësisht nga ata që në këto orë nuk shkëputen nga kanalet sociale të Lazios duke pritur të mund të shohin ndër reshta firmën me Sarrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *