• |
ide | kryesore

Hetimi i Report, Tare pronar i një kompanie bastesh: “Totalisht jashtë ngjarjes”

-Instant, F1, Sport



Report, emisioni investigativ në RAi 3 ka shfaqur mbrëmjen e sotme një speciale “Shkëlqimi dhe mjerimi i zotërinjve të futbollit”, në të cilin investigimi zbulon se Igli Tare dhe i vëllai i tij Genti zotërojnë një kompani bastesh, me lidhje shumë të dyshimta. Përmes avokatëve të tij, Igli Tare i është përgjigjur afirmimeve të të përditshmes kombëtare Reppublica duke u mbrojtur: “Janë krejtësisht jashtë nga shoqëria shqiptare e basteve Top Bast. As ai, as i vëllai nuk janë titullarë të asnjë interesi direkt apo indirekt“, shkruajnë përfaqësuesit ligjor të drejtorit sportiv të Lazios.

Avokatët e Tares kanë kaluar madje në kundërsulm: “Teza e gazetarit të Repubblica është totalisht false. Igli Tare deklarohet jashtë cdo operacioni të përshkruar në lidhje me tentativën e klanit për të blerë një shoqëri të tillë bastesh; është në dispozicion të cdo veprimi të mëtejshëm ligjor“.

Kështu, drejtori sportiv i Lazios del jashtë nga tymnaja mediatike e krijuar. Ndërkohë, Report mbrëmjen e sotme ndërtoi historinë që përfshin Taren e aktivitetet e pretenduara të kompanisë së tij në Shqipëri me mbi 400 salla bastesh.



1 Comment

  1. O gazetare po si mund te dalesh jashte tymnajes veetem me nje deklarate te avokatit tend.. Prit se ka xnje hetim te prokures se republikes dhe te FIGC..Do shikoni qe do ti dale uje me zgjyre ketyre klaneve te ridhjerjes sic i doli tepelensit tjeter tahiraj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *