• |
ide | kryesore

Krimi pranë Gjykatës së Tiranës/ Fëmijët e çiftit: Mamaja na rrihte dhe kërcënonte se do të na hidhte nga ballkoni

-Instant, Lajme, Të fundit



Fëmijët e Dhurata Saliajt dhe Kudret Saliajt, ky i fundit viktimë e vjerrit të tij në një atentat pranë Gjykatës së Tiranës, kanë pohuar se nëna e tyre ishte e dhunshme dhe se i kërcënonte. Djali ka thënë se disa herë e ka kapur mamanë duke i dërguar mesazhe dashurie personave të ndryshëm dhe se kjo e fundit e ka kërcënuar se do e mbyste me litar nëse do të fliste.

“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. Kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante ‘o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi’ dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Edhe vajza e mitur e të kallzuarës ka pranuar se Dhurata Saliaj i dhunonte të dy fëmijët dhe përdorte kërcënime si hedhja nga ballkoni nëse ata do t’i tregonin të atit.

“Mamaja ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, na kanos me fjalë, më ka qëlluar në fytyrë, më ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Kujtojmë që Dhurata Saliaj është arrestuar së bashku me babai e saj Mexhit Picari, si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-bashkëshortit të vet Kudret Saliaj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *